Deklaratat e Vuçiç për Asociacionin, Ramabaja: Rikthim i retorikës së vjetër. S’e ka pranuar asnjëherë marrëveshjen e  Bruskelit

Deklaratat e Vuçiç për Asociacionin, Ramabaja: Rikthim i retorikës së vjetër. S’e ka pranuar asnjëherë marrëveshjen e Bruskelit

Sadri Ramabaja, drejtues i Institutit për Gjeopolitikë tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se deklaratat e sotshme të Vuçiç-it gjatë takimin me Sorensen janë një rikthim i retorikës së mëparshme të Presidentit serb ku ai përpiqet ta paraqesë vendin e tij dhe serbët në Kosovë në pozicionin e viktimës. Sipas Ramabajës Vuçiç asnjëherë nuk e ka pranuar marrëveshjen e  Bruskelit dhe sot është tallur sërish siç është tallur dhe më herët me diplomatët perëndimorë duke shtuar se kjo gjë do të vijojë të ndodhë sa kohë nuk do të ketë qëndrim të mirëfilltë nga Brukseli.

Vuçiç asnjëherë nuk e ka pranuar marrëveshjen e  Bruskelit në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Vetë Bruskeli zyrtar para disa ditësh e ka dënuar Serbinë për sjelljen e saj në raport me nenin 4 të marrëveshjes që garanton që palët garantojnë se nuk do e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese në unionin evropian. Kemi të bëjmë me rikthimin e retorikës politike ku Vuçiç përpiqet që Serbinë dhe me theks serbë në Kosovë t’i paraqesë në pozicionin e viktimës.

Vuçiç vazhdimisht ka blerë kohë dhe me marrëveshjet që ka nënshkruar. Sidomos me marrëveshjen e fundit ai ka qenë i pakënaqur. Ju kujtoj shprehjen ‘nuk ma bën dora ta nënshkruaj marrëveshjen’. Tallej me diplomatët perëndimorë. Do të tallet siç qenka tallur dhe sot, për aq kohë sa nuk do të ketë qëndrim të mirëfilltë dhe të duhur nga ana e Brukselit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy