Gazetarja Ola Xama e ftuar në ‘MCN Economy’ ka komentuar lidhur me mikrokreditë ku u shpreh se skema mes kompanive MCN dhe Final dhe bankave të nivelit të dytë ka qenë një skemë e mirëorganizuar.
Ajo tha se borxhi nuk duhet të falet por nuk mund të bllokohet deri në atë masë sa të mis i lësh asnjë mundësi tjetër jetese një qytetari apo familjari, ndërsa theksoi se nga një deklaratë e Manjës aktualisht janë zhbllokuar llogaritë e rreth 8 mijë familjeve.
Sipas saj SPAK duhet të hetojë qëndrimin e bankave në bllokimin e llogarive pasi ka pasur një koordinim mes përmbaruesve dhe drejtuesve të bankave.

Me bllokimin e llogarive ka qenë një problem në kushtet e krimit të njerëzimit sepse shumë familjeve shqiptare të cilat kishin një llogari banke apo page pranë bankave të nivelit të dytë i është bllokuar çdo e ardhur dhe mënyrë jetese që ata kanë pasur duke i shkelur dhe të drejtën për minimumin jetik.
Pra nëse ligji për përmbarimin përmbarimor, shtetëror dhe privat lejon që nëse dikush ka një debi ka të drejtë që të marrë dhe sekuestrojë apo dhe të konfiskojë llogaritë e një individi apo subjekti që është debitor pranë këtyre subjekteve, ata që e pretendojnë debinë mundtë bllokojnë deri në njëfarë niveli siç mund të jetë paga minimale ose niveli i 22 mijë lekëve të reja, por në asnjë rast nuk mund të bllokojnë çdo të ardhur dhe mundësi jetese që ka një familje shqiptare qoftë nëse ka qenë apo jo për një kreditë keqe.
Më tej ajo shtoi se borxhi i keq nuk duhet falur dhe ky është një parim, por nuk duhet gjithashtu të preket dhe e drejta për të siguruar jetesën e një individi apo një familje.
Ajo që kishte ndodhur është se disa përmbarues që janë zbuluar se kanë qenë bashkëpunëtor në një skemë mashtrimi me kompanitë MCN dhe Final dhe nga prokuroria e Tiranës së fundmi çështja i ka kaluar prokurorisë së posaçme kanë dërguar si një masë shtrënguese dhe për ti detyruar këta individë që të mos kishin asnjë mundësi tjetër për të firmosur kontrata me vlera më të fryra të debive që ata kanë pasur duke i shtuar interesa, duke i shtuar tarifa të larta përmbarimore që të firmosnin kontrata dhe i bllokonin çdo mundësi që ata kishin për të jetuar.
Kjo patjetër që bëhej në bashkëpunim me bankat e nivelit të dytë sepse nëse nuk ka një vendim tjetër nga ana e gjykatës që miraton vendimin për sekuestro të përmbaruesit pas tre muajve banka sërish duhet ta pezullojë atë vendim dhe duhet të lërë llogaritë e hapura.
Në këtë rast mirë do ishte të ishte me një vendim gjykate sepse asnjë prokuror dhe ministër nuk ka tagër ti drejtohet një subjekti privat, mbi palët janë vetëm gjykatat. Tashmë sipas deklaratës së Ulsi Manjas llogaritë për 8 mijë familje janë zhbllokuar dhe tani ata kanë të drejtë të jetojnë dhe të mos zhyten më tej në borxhe.
Nëse bankat shkelën një sy apo janë bashkëfajtore Xama tha se kjo duhet të hetohet sepse nuk është se ka ndodhur një apo dy raste, ka qenë skemë e mirëorganizuar sepse BKT e ka shkelur në masë bllokimin e llogarive.
Ka pasur një bashkëpunim mes përmbaruesve dhe drejtuesve të bankave për bllokimin e llogarive ku dëmi nga këto kompani mund të shkojë deri në 50 milionë euro.
Bankat kanë përfituar nga kjo skemë ku pronat e sekuestruara të viktimave janë shitur dhe gjurmë të parave nuk janë gjetur. Ishte Banka e Shqipërisë ajo që lejoi shumëfishimin e debive nga MCA dhe Final.



