Nazarko: Njeriu që çon deri në zgjedhje të parakohshme, ka zero kompetenca. Presidenti mund të jetë mysliman (VIDEO)

Nazarko: Njeriu që çon deri në zgjedhje të parakohshme, ka zero kompetenca. Presidenti mund të jetë mysliman (VIDEO)

Analisti Shpëtim Nazarko, thotë se Shqipëria është në vazhdën e shakasë së përhershme, sa i takon zgjedhjes së Presidentit.

Për MCN Live, ai deklaroi se Presidenti në njërën anë kërkon pesë seanca parlamentare dhe shumicë votash, në raundin e tretë kalon në zgjedhjen me 70+1 dhe çon deri në zgjedhje të parakohshme.

Një njeri që mund të na çojë deri në zgjedhje të parakohshme që mbas 2008-ës, me këtë republikë parlamentare, nuk ka asnjë rol, është një nga ato shakatë e politikës që prodhon ngjarje që kërkon një analizë të tjetër lloji. Ky njeri që na çon deri në zgjedhje të parakohshme ka kompetenca të barabarta me zero.

Është për tu kuptuar pozicioni i Alibeajt, por duke e konsideruar roje besnike të godinës së PD dhe mbajtësit të vulës reale, besoj që ai gjendet në një pozicion përgjithësisht të vështirë se nëse do negocionte me Ramën si vulëmbajtës reale, do të binte në sulmet e zakonshme. Kujtojmë zgjedhjet e Presidentit në vitin 2006, ku një pjesë e opozitës së atëhershme, ndihmoi në zgjedhjen e Presidentit.

Kështu që ai do të thotë gjithnjë fraza të rrumbullakosura.

Në vijim propozoi të hidhet një gjysmë bast që Edi Rama, është i detyruar të shkojë në tradita enveriste, në ekuilibrin e feve.

Shqipëria që zgjedh prej kaq shumë kohësh zgjidhje të tipit libanez, që njeri duhet të jetë nga feja katolike, myslimane, ortodokse. Kemi Kryeministër ortodoks, kryeparlamentare katolike dhe Presidenti i bie të jetë mysliman, kërkohet ai që quhet si ekuilibër feje. Shqipëria nuk e ka nevojë ekuilibrin e fesë, për shkak të ateizmit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy