Kokëdhima, urim për Trampin dhe një koment për “deklaratat e papjekura të zyrtarëve shqiptarë”

Kokëdhima, urim për Trampin dhe një koment për “deklaratat e papjekura të zyrtarëve shqiptarë”

Ish-deputeti Koço Kokëdhima ka uruar presidentin e ri amerikan përmes një postimi në rrjtete sociale. Kokëdhima shprehet se zgjedhja e Trampit është një fitore historike jo vetëm për demokracinë amerikane, por për të gjithë popujt që aspirojnë për një demokraci të vërtetë.

“Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur diçka e tillë. Fitorja e z. Trump nuk është thjesht një fitore e të djathtës kundër së majtës, por një fitore e popullit amerikan kundër tërë establishmentit politik. Kjo fitore tejçon anembanë planetit mesazhin e madh popullor për nevojën absolute të përtëritjes së klasave politike. Me Donald Trump-in hynë në Shtëpinë e Bardhë të gjithë ata amerikanë që janë ndjerë të zhgënjyer dhe të përbuzur nga sistemi aktual politik, mediatik e financiar”, shkruan ai.
 

Kokëdhima shpreh besimin se “marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën e z.Tramp do të jenë shumë të mira, pavarësisht komenteve të papjekura të disa zyrtarëve e gazetarëve të Tiranës kundër tij”. 
 

“Unë besoj plotësisht se Z.Trump do të jetë mik i popullit shqiptar dhe do ta ndihmojë Shqipërinë në përpjekjet e saj për t’u çliruar nga sistemi politik i kalbur, që po e atrofizon e po e vret popullin shqiptar, duke i hequr atij çdo mundësi reagimi dhe çdo aftësi për të përmirësuar jetën e vet. Shpresoj shumë që Z. Trump të çlirojë diplomacinë ndërkombëtare për Shqipërinë nga ndikimi i Sorosit. Kjo do të na shpëtojë ne nga nevoja e këtij fondacioni për të kontrolluar zhvillimet politike dhe për ta mbajtur Shqipërinë nën një sistem pseudodemokratik”, shkruan ai.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy