Regjisori Kastriot Çipi foli në emisionin “Arnautistan” mbi konfliktin Izrael-Hamas, duke u shprehur se nga Netanjahu u krijua një narrativë e rreme në lidhje me sulmin e 7 tetorit.
Çipi tha që Izraeli e ka sponsorizuar dhe fuqizuar Hamasin, me qëllim që të godiste Gazën.

“E fillojmë nga gënjeshtrat e 7 tetorit. Që erdhi një ushtri terroriste psh., që kreu terror! U prenë kokën dhe dogjën 40 foshnja, përdhunuan qindra gra, përdhosën kufoma! Është thënë që u është prerë koka 40 foshnjave! E ka thënë Biden, Netanjahu në mënyrë të përsëritur! Madje kanë thënë, kemi parë fotografitë! Kur ka thënë Izraeli që u është prerë koka 40 foshnjave ka gënjyer. Ka gënjyer edhe kur ka thënë që ka pasur përdhunime masive. Narrativa në gjithë mediat perëndimore ka qenë kjo, terror, 40 bebe të vrara, me kokë të prerë, dhjetëra apo qindra gra të përdhunuara. Gaza është territor i pushtuar”.
I pyetur nga moderatori Mustafa Nano si mundën të hyjnë miliarda euro dhe dollarë në Gaza, Çipi tha se këto ndihma kanë marrë dritën e gjelbër nga Izraeli, që kishte si qëllim fuqizimin e Hamasit.
“Me miratimin e qeverisë së Izraelit. Kishte interes të fuqizohej Hamasi dhe për këta ka me qindra prova. Netanjahu ka qenë arkitekti i kësaj ideje, na duhet Hamasi për të përçarë Autoritetin Palestinez në Bregun Perëndimor. E ka financuar Izraeli. E ka pohuar Netanjahu. Izraeli e ka financuar Hamasin. Izraelit i duhet Hamasi. Pa Hamasin, Izraeli nuk e godet dot Gazën. Izraeli e ka prodhuar Hamasin, kjo është e sigurtë”.



