Ndërsa prej disa javësh deputetët e opozitës kanë protestuar duke mos lejuar zhvillimin normal të seancave në Parlament dhe në mbledhjet e Komisioneve, disa prej këtyre duket se janë tërhequr nga ky vendim për të marrë dietat. Ditën e sotme disa prej deputetëve të opozitës kanë marrë pjesë në Komisionin e Ekonomisë, mbajtur online.
Lidhur me këtë, politologu Ilir Kalamaj në MCN Live u shpreh se komisionet kanë një objekt të caktuar dhe se opozita ka të drejtë ta bllokojë parlamentin. Sipas tij, objekti i secilit komision është në funksion të transparencës dhe opozitës të cilës nuk i ka mebtur asnjë rrugë tjetër.
Karrierat duhet të jetonin dhe pas mbarimit politik, por nuk mendon njeri në këto terma pas 2008, vendosim kryetarët e partive politike kush është në listë, ata e dinë se i gjithë lualiteti i tyre dhe besueshmëria e tyre është ndaj liderit partisë që ka në dorë listat, lideri absolut që ndan pushtetin në këtë vend. Aty mund të ketë ndonjë zë nga ata socialistët e vjetër me këtë sistem meritokracier që është duke u zhvilluar por nuk i kemi parë të flasin për këtë. Pra ne nuk kemi parë asnjë zë, ndoshta kemi parë Xhafaj që flet me atë heshtjen e tij, pra ne jemi në kushte të një pushteti që nuk po lejon as mekanizmat si komisionet hetimore, interpelancat.
Komisionet hetimore kanë vlerë për të furnizuar me informacion publikun dhe nuk kanë absolutisht lidhje me sekretin hetimor ashtu siç thotë Rama, shumica e tyre ka një objekt të përcaktuar qartë. Pra po të marrësh objektin e secilit komision është në funksion të transparencës. Ka dhe një funksion ekstra pse ato duhen sepse kudo në vendet e botës ku kanë funksionuar, ne 3/4 e deputetëve nuk i njohim sepse nuk kanë folur asnjëherë prandaj në fund fare ne dhe do i njohim ata. Dhe kjo gjë është në funksion të opozitës të cilës si ka mbetur asnjë rrugë tjetër. Pjesa e karrigeve të përmbysura apo janë sjellje nuk kanë simpatinë e publikut. Kjo është pastaj ajo që bën Rama që mban të përçarë opozitën dhe bën që kjo opozitë të mos jetë e besueshme si ofertë politike.



