Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Nga shpejtësia e tej normave të lejuara një automjet ka hyrë brenda ambjenteve të një lokali.
Ngjarja ndodhi në sektorin “Iliria” në qytetin bregdetar dhe sipas raportimeve të para automjeti ishte me shpejtësi para se të përplasej me lokalin.
Nga ngjarja e rëndë kanë mbetur dy të plagosur, që janë shoferi dhe pasagjeri i automjetit.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur ambulanca dhe forcat policore për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.



