“Zvërneci”/ Rama: Nuk ka projekt arkitektonik të miratuar, s’prek parkun kombëtar të Vjosës

“Zvërneci”/ Rama: Nuk ka projekt arkitektonik të miratuar, s’prek parkun kombëtar të Vjosës

Zona e këtij projekti nuk ka lidhje me zonën e mbrojtur të parkut kombëtar të Vjosës. Zona e parkut kombëtar të Vjosës, e ka më të lartë nivelin e mbrojtjes dhe aty nuk mund të bëhen resorte. 

 

Kështu tha Kryeministri Edi Rama duke folur sot për projektin në Zvërnec, i cili ka ngjallur reagimin dhe protestën e qytetarëve.

 

Kreu i qeverisë sqaroi se sot që flasim nuk ka një projekt arkitektonik të miratuar.

 

Ai shtoi se në hartën e Europës ka jo pak laguna të ngjashme me këtë lagunë që janë destinacione të jashtëzakonshme turistike, ku ka aktivitet ekonomik dhe social.

 

Rama deklaroi se laguna nuk mund të preket dhe zhvillimi nuk do të ketë marinë dhe shpjegoi se në projektin e parë dhe të dytë kishte marinë, por u hoq. 

 

Peizazhi i mbrojtur është një territor ku mund të ekzistojnë dhe qendra banimi dhe specifikisht në pikë 4 të nenit 20 për zonat e mbrojtura. Pish Poro ka qenë peizazh i mbrojtur dhe është peizazh i mbrojtur. Ne nuk kemi hequr asgjë. 

 

Është e vërtetë që në vitin 2024 ne kemi bërë një amendim të ligjit me kërkesë të kryebashkiakëve të vendit, për një ekuilibër të drejtë mes potencialit për zhvillim të territorit dhe mbrojtjes. Se ligji ekzistues nuk merrte parasysh realitetet e tranzicionit.

 

Peizazhi i mbrojtur Pish Poro Nartë, deri në 2020, quhej Vjosë-Nartë. Zona e këtij projekti nuk ka lidhje me zonën e mbrojtur të parkut kombëtar të Vjosës. Zona e parkut kombëtar të Vjosës, e ka më të lartë nivelin e mbrojtjes dhe aty nuk mund të bëhen resorte. 

 

Sot që flasim nuk ka një projekt arkitektonik të miratuar. Leja e masterplanit ka përcaktuar zonën zhvillimore, parametrat teknik dhe urbanistik. Nuk e kemi të paraqitur akoma studimin mjedisor. 

 

Lufta zhvillohet sot vetëm me një gardh të shëmtuar skandaloz me tela me gjemba, për të cilin kompania që ka marrë përsipër që të ndërtojë gardhin do marrë një gjobë të majme dhe për atë kompaninë tjetër që tërhoqi qytetarët, nuk do punojë më në Republikën e Shqipërisë. 

 

Laguna nuk mund të preket dhe zhvillimi nuk do të ketë marinë. Kishte marinë në projektin e parë dhe të dytë, u hoq. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy