Pyetje te mëdha janë ngritur për sigurinë e vendit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi administrata Biden fshehu informacionin se sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin ishte i shtruar në spital për disa ditë.
Lajmi u be i ditur nga mediat amerikane të cilat e mësuan ngjarjen përmes një zyrtari. Pas publikimit të saj vetë Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin ka reaguar duke marrë përsipër përgjegjësinë për mungesën e komunikimit.
Unë e kuptoj se mund të kisha bërë një punë më të mirë duke siguruar që publiku të ishte i informuar siç duhet. Është e rëndësishme të them se kjo ishte procedura ime mjekësore dhe unë marr përgjegjësinë e plotë për vendimet e mia. Jam shumë i lumtur që jam duke u përmirësuar dhe mezi pres të kthehem së shpejti në Pentagon.
Burime nga Shtëpia e Bardhë po ashtu bëjnë të ditur se presidenti Joe Biden ka besim të plotë tek sekretari Austin dhe po pret me padurim që ai të kthehet në Pentagon. Por kjo ngjarje është pritur me një sërë kritikash nga radhët e republikanëve që e kanë cilësuar një problem serioz për vendin.
"Sekretari i mbrojtjes është lidhja kryesore në zinxhirin e komandës midis presidentit dhe ushtrisë me uniformë, duke përfshirë zinxhirin e komandës bërthamore, kur vendimet më të rëndësishme duhet të merren brenda pak minutash dhe nëse ky raport është i vërtetë, duhet të ketë pasoja për këtë avari tronditëse.
Ndërkohë kritika për mungesën e theksuar të transparencës ka shprehur edhe Shoqata e Shtypit te Pentagonit.



