Producenti Aleks Gjonpalaj tregon se si nga Kënga Magjike nisi bashkëpunimin me këngëtarët me emër

Producenti Aleks Gjonpalaj tregon se si nga Kënga Magjike nisi bashkëpunimin me këngëtarët me emër

Producenti dhe tekstshkruesi Aleks Gjonpalaj flet për bashkëpunimet e tij dhe se si rritja profesionale nisi nga prania në Kënga Magjike dhe kontakti me Anxhela Peristetrin i dha shtysë.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai deklaroi se deri në fund të majit është marrë me projekte të Këngës Magjike dhe janë dorëzuar pesë materiale.

Ka pasur projekte që nga 2023 si me Anxhela Peristerin dhe artistë që janë të konfirmuar në treg. Me Stivi Ushen te Kënga Magike patëm sukses, një projekt i fundit me Olsi Bylyukun dhe Anduelin ka qenë goxha mirë. 

Me Stivi Ushen kemi provuar në 2021, 2022 dhe më pas sërish në 2023. Dhe ishte Anxhela që te netët finale, iu afrua Stivit dhe i tha që këtë këngën do e bëjmë bashkë. Anxhela tha se keni gjithë këto demo dhe gjynah që rrinë këtu për 2-3 kontakte. 

Praktikisht ka marrë njerëz në telefon dhe ka thënë se shko tek filani se ka këngë shumë të bukura. Anxhela ka sjellë Xhensila Myrtezajin. Ka qenë Xhensila Myrtezaj me Majk. 

Mund të ketë shumë më të talentuar me shumë punë të bukura, por problemi është tek kontaktet që kemi. Unë them se është momenti dhe kur të merr vala ecën me hapa më të shpejtë. 

Me Stivi Ushen kemi qenë në Lice bashkë në vit të parë, ai për kitarë, unë për flaut. Por ai u shkëput nga liceu dhe patëm një shkëputje sërish. U ritakuam në Akademi dhe na lidhi shumë pjesa e muzikës. 

Nuhatja e producentit duhet të jetë numër një, është dhe pak me intuitë. Ky vit ka qenë shumë i mirë para pak muajsh jam njohur me Olsi Bylykun. 

Me Olsin na lidhi energjia, më shtyn shumë. Është djali më punëtor që kam parë deri tani, vetëm bën projekte dhe është shumë i shpejtë.

 Ka fatin se momentalisht ka një ekip që i shkon me ritmin që ka. Deri në fund të majit jam marrë me projekte të Këngës Magjike, kanë qenë pesë materiale që i kam dorëzuar.

Për verën kemi nja dy projekte me Stivin që do e nxjerrim, njëri është si afro. 

Kam pasur fate të punoj me këngëtarë shumë të mirë si Anxhela, Manjolla Nallbani, Xhensila Myrtezaj. 

Patjetër me Xhensilën do kisha dëshirë të punoja shumë mirë dhe pse jo me Elvana Gjatën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy