I dehuri nga Vlora rreh me grushte e shkelma 53-vjeçarin

I dehuri nga Vlora rreh me grushte e shkelma 53-vjeçarin

Një 28-vjeçar nga Vlora ka rënë në pranga, pasi në gjendje të dehur ka rrahur me grushte dhe shqelma një 53-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Martin Gërra për motive të dobëta është konfliktuar me më shtetasin K.B., 53 vjeç. Debati mes tyre ka degraduar deri në ushtrimin e dhunës nga i riu, duke e lënë të plagosur në rrugë 53-vjeçarin. Gjatë arrestimit u konstatua se i riu drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË

Ushtron dhunë fizike në gjendje të dehur, për motive të dobëta ndaj një shtetasi, duke e lënë të dëmtuar dhe largohet duke drejtuar mjetin nën efektin e pijeve alkoolike. Arrestohet në flagrancë nga policia për plagosje të lehtë më dashje dhe drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt, shtetasi:

Martin Gërra, 28 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi i mësipërm pas një konflikti që ka pasur në lagjen ‘1 Maj’, për motive të dobëta më shtetasin K.B., 53 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur këtë të fundit, i cili për pasojë ka mbetur i dëmtuar dhe gjendet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën.
 

Autori pasi e ka goditur shtetasin K.B, e ka lënë të dëmtuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit M.G.

Gjithashtu në momentin e konstatimit dhe ndalimit nga policia ky shtetas ka rezultuar se drejtonte automjetin nën efektin e pijeve alkoolike.
Materialet janë referuar në ngarkim të tij për veprat penale të “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 89 dhe 291/1 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy