Rezultati i votimit/ Ivi Kaso denoncon: Manipulim masiv i votave nga Rama (VIDEO)

Rezultati i votimit/ Ivi Kaso denoncon: Manipulim masiv i votave nga Rama (VIDEO)

Partia Demokratike ka denoncuar manipulimin e votave në zgjedhjet e 30 qershorit. Në një dalje për mediat nga PD, sekretari për çështjet zgjedhor Ivi Kaso, tha se qeveria ka mbushur masivisht kutitë e votimit. Sipas tij,shqiptarët e refuzuan kryeministrin Rama me mospjesëmarrje në votime.

“Edi Rama po kryen një manipulim masiv të rezultatit të votimit të tij monist, ku vetë votoi, vetë numëroi, vetë vulosi.

Siç denoncoi dje Partia Demokratike, për shkak të refuzimit plebishitar nga shqiptarët, kandidatët e tij kanë mbushur kutitë e votimit kudo në Shqipëri.

Në votimet moniste të Edi Ramës dalin më  shumë vota në kuti sesa ishte pjesëmarrja zyrtare e deklaruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe ky nën kontrollin e Edi Ramës dhe që manipuloi gjatë gjithë ditës pjesëmarrjen e votuesve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se kutitë janë mbushur dhe numri i votave është shtuar në mënyrë flagrante në të paktën 6 bashki, ku ka mbaruar numërimi.

Rekordin e mban Ura Vajgurore, ku janë shtuar 1766 vota.

Më pas vjen Vau i Dejës me 1057 vota më shumë në kuti, sesa pjesëmarrja e deklaruar

Bashkia Lushnjë me 843 vota.

Malësia e Madhe me 665.

Bashkia e Bulqizës me 572 vota më shumë

Bashkia e Divjakës me 513 vota më shumë në kuti sesa votues morën pjesë sipas informacionit zyrtar.

Qëllimi i Edi Ramës për të fryrë pjesëmarrjen dhe për të manipuluar rezultatin e votimeve të tij personale, jashtë çdo standardi demokratik është arritja me çdo kusht e votave të vitit 2017.

Manipulimi i trashë që nisi dje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe po vazhdon sot në qendrat e numërimit, nuk mund ta mbulojë dot të vërtetën se Edi Rama u refuzua në mënyrë plebishitare nga shqiptarët.

30 Qershori dhe dita pas tij provoi përtej çdo dyshimi se me Edi Ramën Shqipëria nuk ka asnjë shans të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy