Berisha ka thënë se nuk do e njeh rezultatin, ndërkohë që partia e Lirisë edhe pse ne koalicion me Berishën ka qëndruar në heshtje. Lidhur me këtë situatë, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV u shpreh se nuk ka asnjë dallim me PD dhe PL. Ai tha se nuk sheh asnjë përçarje në Partinë Demokratike dhe se mbi 90% mbështesin Rithemelimin. Sipas tij, është një pjesë e PD të cilën zhurmojnë për ti bërë nder Ramës. ‘PL ka qenë denoncuese shumë e fortë e këtyre zgjedhjeve. Prandaj nuk shoh që të ketë një heshtje nga ana jonë, dhe se ai nuk sheh asnjë dallim mes PD dhe PL. Këtu nuk ka ndonjë diferencë, kemi të njëjtin ritëm për të evidentuar këtë gjë me të gjithë mjetet dhe materialin me foto dhe dokumente pa fund që dalin ditë pas dite. Nuk kam parë ndonjë përçarje të PD, sepse ajo ka provuar qartazi se është një masë dërrmuese mbështetëse e të gjithë procesit statutor të udhëhequr nga Berisha. Mbi 90% mbështesin Rithemelimin. Sa i përket klientëve të Ramës brenda grupit parlamentar nuk kanë treguar gjë tjetër veçse shërbëtorin që i shërbejnë Ramës dhe zhurmojnë hallin e Ramës për ti bërë sa më shumë zhurmë denoncimit shumë të qartë të 14 majit. Të gjithë e kuptojnë se këta po të kishin interes për 14 majin do kishin denoncuar, po ata nuk flasin për të, por flasin për gjoja rrezikun e berishizmit".



