Tillerson ka marrë pjesë në takimin ndërmjet sauditëve dhe irakianëve

Tillerson ka marrë pjesë në takimin ndërmjet sauditëve dhe irakianëve

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka marrë pjesë në një takim ndërmjet Arabisë Saudite dhe Irakut, që synon përmirësimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, pas disa viteve të tensioneve.

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, dhe Mbreti Salman i Arabisë Saudite, sot e kanë mbajtur një sesion inaugurues të Këshillit koordinues saudito – irakian, që është promovuar nga Shtetet e Bashkuara, në aspektin e kundërshtimit të ndikimit të Iranit në rajon.

Sekretari Tillerson është shprehur se në këtë takim është theksuar “potenciali i madh i raporteve ndërmjet dy vendeve”.

Zoti Tillerson dje ka arritur në Arabinë Saudite, ndërsa gjatë turneut të tij gjashtëditësh e viziton edhe Katarin, Pakistanin dhe Indinë. / REL / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy