
Pak ditë më parë kryetari Erion Veliaj deklaroi se shumë shpejt do të nisë zbatimin e projektit të linjës së shpejtë të autobusëve, “Bus Rapid Transit”.
Lidhur me këtë, përfaqësuesi i shoqatës së transporteve, Konstantin Foni deklaroi se ky projekt ku përfshihen tre linjat kryesore Kombinat-Kinostudio, Unaza dhe Tirana e re.
Ai tha se kjo nuk ka të bëjë me flotë të re, por ka të bëjë me korsi qëe do ti dedikohen vetëm transportit publik. Sipas tij, mungesa e infrastrukturës është goxha e theksuar, pasi në 70% të rasteve stacionet e urbanit janë të bllokuara mjete private.
Është një projekt i bashkisë në bashkëpunim me Giz i cili mundëson 3 linjat kryesore, korsi të dedikuara për urbanët me një shpejtësi më të madhe. Ky projekt fillimisht përfshin linjën Kombinat- Kinostudio, Tirana e Re dhe Unaza. Ne si operatorë kemi dorëzuar një projekt në 2013 për të gjithë Tiranën gjë që nuk është marrë parasysh 100%. Megjithatë dhe kjo ndërhyrje për këto 3 linja kryesore patjetër që është e nevojshme dhe duhet. Nuk do të ketë flotë të re, por korsi të dedikuar për transportin publik e cila do të rrisë shpejtësinë e urbanit deri 19 km në orë. Mungesa e infrastrukturës është goxha e theksuar, e kemi ngritur shpesh herë si shqetësim, stacionet janë të bllokuara 70% me mjete private. Kemi këmbëngulur që linja urbane duhet të ketë korsinë e vetë, sepse nëse mungojnë këto s’ka shërbim cilësor për qytetarët.
I pyetur se kur mund të vihet në zbatim ky projekt, Foni tha se nuk ka një afat të përcaktuar duke shpresuar sa më shpejt. Ai theksoi se aktualisht që flasim në 10 vite është investuar vetëm 2 km për korsitë e dedikuara për autobusët.
Nëse marrim një aks do hiqet si fillim pjesa e parkimit, ose aty ku ka dy korsi njëra do i dedikohet transportit publik. Do vendosen disa barriera. Pra do të ketë korsi të dedikuara për këto 3 linja, por mendoj se hapësira ka dhe në akset dhe rrugët e tjera për të krijuar mundësi për korsi të dedikuara. Projekti siç është marrë në 2013 është kaluar për biçikletat. Korsi për autobusët është investuar vetëm 2 km dhe ai është në bulevardin e ri ku është i pa aksesueshëm nga urbanët. Pra vetëm 2 km investim për korsi të dedikuara. Ndërsa te 3 linjat janë përafërsisht 60 km. Korsitë e biçikletave duhet të ishin për autobusët, ne nuk jemi kundër korsive të biçikletave, por ka një fluks të madh të përdorimit të transportit publik duhet ti japim pak më shumë përparësi. Infrastruktura është një nga problematikat, por ka dhe shumë probleme të tjera financiare që kërkojnë zgjidhje afatgjatë.
Ndër të tjera ai bëri me dije se në Tiranë aktualisht kemi 11 operatorë dhe linja të cilat sipa tij janë mjaftueshëm për të mbuluar transportin publik në kryeqytet. Sipas tij,
Kemi 11 operatorë dhe 6 linja që operojnë në Tiranë. Besoj se për Tiranën janë mjaftueshëm dhe mbulohen, madje disa linja janë dhe të mbivendosura. Flota është e mjaftueshme për të afruar shërbim cilësor nëse do kishim dhe infrastrukturën e nevojshme. Autobusët kalojnë të gjitha në kontroll teknik para se flota të jetë në rrugë. Për pjesën e tymrave, ndotja vjen dhe nga cilësia e karburantit. Është ngritur si shqetësim nga operatorë të ndryshim dhe pasi është konstatuar se mjetet s’kanë pasur problem teknik është shqyrtuar se ndikim ka pasur cilësia e keqe e karburantit.



