Emërimet në Gjykatën e Lartë, KLGJ i propozon Metës 4 emra

Emërimet në Gjykatën e Lartë, KLGJ i propozon Metës 4 emra

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka përcjellë presidentit Ilir Meta propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë për katër pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale.

Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton opinionin publik se sot, në datën 17.03.2021, në vijim të vendimmarrjes së tij, i ka përcjellë Presidentit të Republikës propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë për katër pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me vendimet numër 241, 242, 243 dhe 244, datë 09.07.2020”, thuhet në njoftimin e KLGJ.

Emrat e propozuar nga KLGJ janë: Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi.

Këshilli i Lartë Gjyqësor siguron opinionin publik se do të vijojë punën intensive dhe do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm, që pavarësisht vështirësive, të përfundojë sa më parë procesin e plotësimit të vendeve të tjera të lira në sistemin gjyqësor, për të garantuar aksesin e qytetarëve në drejtësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy