Duke filluar nga ora 14:00, do të luhet sfida mes Kukësit dhe Laçit, e vlefshme për javën e 27-të në Superiore. Ku skuadrat rrezikojnë rënien dhe për këtë arsye do të kërkohet me çdo kusht fitorja.
Pritet një sfidë e luftuar në Kukës, ashtu siç kanë qenë edhe në të kaluarën përballjet mes këtyre dy ekipeve.
Ndeshja do të transmetohet në MCN 24, ndërsa janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve.
FORMACIONET ZYRTARE:
KUKËSI: Tafas, Selita, Zhongo, Lala, Reçi, Lleshi, Mingo, Salami, Hasaj, Beshiraj, Solodovnikov.
LAÇI: Dajsinani, Paulo Silva, Kurti, Dajko, Prodani, Manellari, Ujka, Kryeziu, Tresa, Sobouejll, Melo.



