Halilaj: Sistemi i psikologëve në shkolla, i dështuar. Duhet databazë e të gjithë nxënësve me probleme sociale (VIDEO)

Halilaj: Sistemi i psikologëve në shkolla, i dështuar. Duhet databazë e të gjithë nxënësve me probleme sociale (VIDEO)

Isa Halilaj, zëvendës-Presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit Shqiptar foli në edicionin e lajmeve në MCN TV në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli”.

Halilaj e konsideroi të dështuar sistemin e psikologëve në shkolla. Sipas Halilajt duhet nxjerrë një databazë e të gjithë kategorisë së nxënësve, pasi ka shumë nxënës me probleme sociale dhe ekonomike. 

“Sistemi i psikologëve në shkolla është i dështuar. Kemi fëmijë me probleme sociale. Kemi kërkuar që sistemi i psikologëve të jetë i atashuar në MAS, dhe të kemi studime për kategori të ndryshme nxënësish. Duhen të jenë të nxjerrë në databazë të të gjithë kategoritë e nxënësve. Ishte një ngjarje e paralajmëruar, jo një konflikt çasti, dhe duhet mbajtur përgjegjësi. Kemi kërkuar që shkolla të ketë kohëzgjatje më të madhe. Kemi kërkuar që shkolla të jetë me drekë, dhe të ketë kohëzgjatje deri në 16:00. I kemi propozuar MAS-it që mësuesi kujdestar të vlerësohet financiarisht me dy orë në javë. Kemi familje të divorcuara, në emigracion, me probleme ekonomike, dhe fatkeqësisht mësuesi është ai që i mbart. Duhet një ndërhyrje e fortë në sistemin arsimor, e para në buxhet, dhe më pas në reforma të sakta. Oficerët e sigurisë janë vetëm në shkollat e mesme, se sa 9-vjecare. Nuk jemi shumë për rrethime dhe oficerë. Qeveritë duhet ta kalojnë në prioritet arsimin. Ne kemi kërkuar që trajnimet e mësuesve të bëhen nga universitetet dhe psikologët. Mësuesit duhet të jenë të përgatitur edhe për zgjidhjen e situatave. Duhet një piramidë pranë ministres që të bëjë listimin e të gjithë kategorive me probleme. Kemi fëmijë me probleme të thella sociale. Dje është goditur arsimi shqiptar, jo një fëmijë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy