
Një vrasës serial në Rusi është dënuar me burgim të përjetshëm. Ish-polici që ka vrarë 19 gra në siberi do ta kalojë jetën pas hekurave të burgut.
Vendimi u dha sot nga një gjykatë rajonale në Novosibirsk. Yevgeny Chuplinsky u shpall fajtor për 19 vrasje të ndodhura në mes të viteve 1998-2005.
Shumica e viktimave të Chuplinskyt ishin prostituta. Ai është arrestuar në vitin 2004, por ia kishte dalë të arratisej. Ai u arrestua sërish në vitin 2006 dhe u lirua për mungesë provash.
Por testet e ADN-së, të kryera në vitin 2016, vërtetuan përfshirjen e tij në vrasjet monstruoze. Chuplinsky aktualisht është 52 vjeç.



