Zjarret/ Peleshi: Nëse do ketë nevojë për evakuim, binduni autoriteteve

Zjarret/ Peleshi: Nëse do ketë nevojë për evakuim, binduni autoriteteve

Për situatën e krijuar gjatë ditëve të fundit, ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se 45 efektivë, mjet dhe helikopteri Cougar janë angazhuar për të shuar vatrat e zjarrit në zonat e Plykut, Krapsit dhe Cakranit në Fier. Peleshi u bën thirrje qytetarëve se nëse do ketë nevojë për evakuim t’iu binden autoriteteve. “45 efektivë, mjete dhe helikopteri Cougar të angazhuar për të shuar vatrat e zjarrit në zonat e Plykut, Krapsit dhe Cakranit në Fier. Trupa të tjerë dhe mjete po vijojnë punën edhe në Vlorë. Në gatishmëri të plotë për të siguruar jetën e qytetarëve tanë! Ju lutemi banorëve, t'u binden autoriteteve në rast nevoje për evakuim. Njoftoni sa më shpejt çdo vatër sado e vogël qoftë, pranë autoriteteve vendore! Marrja e masave në kohë, parandalon ngjarje me përmasa të mëdha”, shkruan Peleshi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy