
Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në afërsi të Pllanës, në Lezhë.
Bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Mësohet se në momentin e aksidentit, në makinë ndodheshin 3 persona të cilët kanë marrë lëndime të lehta.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.



