Baza ajrore në Kuçovë, NATO zbulon projektin: Investime nga 29 shtete aleate (VIDEO)

Baza ajrore në Kuçovë, NATO zbulon projektin: Investime nga 29 shtete aleate (VIDEO)

Aleanca e Atlantikut të Veriut ka reaguar për herë të parë pas lajmeve të investimit që do të bëhet në bazën ajrore të Kuçovës nga NATO. Zëdhënësi i saj, Piers Cazalet, ka dhënë një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, ku ka deklaruar se NATO do të investojë 51 mln euro në bazën ajrore të Kuçovës, kryesisht në infrastrukturë.

“NATO ka në plan të investojë 51 milionë euro për të modernizuar bazën ajrore të Kuçovës në Shqipëri. Paratë do të shkojnë drejt përmirësimit të infrastrukturës në bazë, përfshi depot e karburantit. Financimi është pjesë e Programit të Investimit të Sigurisë së NATO-s, që mbulon projekte kryesore ndërtuese në vendet aleate, me qëllim përmirësimin e sigurisë në hapësirën e NATO-s. Ky program është pjesë e financimit të përbashkët të NATO-s, në të cilin kontribuojnë të 29 vendet anëtare”.

Cazalet ka folur me nota pozitive ndaj Shqipërisë, ku ka deklaruar se vendi ynë ka patur një kontribut të konsiderueshëm në misionet e përbashkëta.

“Ne jemi mirënjohës për kontributin e çmuar të Shqipërisë për sigurinë tonë të përbashkët, përfshi misionet tona në Afganistan dhe Kosovë. Shqipëria gjithashtu u jep një mbështetje të fortë partnerëve tanë, përfshi kontributin në Fondet tona të Kujdestarisë për Ukrainën, ndihmën në mbrojtjen kibernetike dhe tranzicionin e karrierës ushtarake. Shqipëria luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në luftën kundër ISIS-it, duke kontribuar me pajisje dhe trajnime për Irakun. Shqipëria gjithashtu na ndihmon të rrisim sigurinë duke promovuar bashkëpunimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Vendi juaj është një avokat i fortë i politikës së dyerve te hapura të NATO-s dhe i integrimit të fqinjëve tuaj në familjen euro-atlantike.

Të shtunën e kaluar, kryeministri Edi Rama postoi në Facebook lajmin e vendimit të NATO-s për investimin e e parë për bazë ajrore në Ballkanin Perëndimor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy