Konstitucionalisti Kristaq Kume analizoi në studion e lajmeve të MCN TV skenarët për zgjedhje të mundshme të parakohshme vendore. Kume tha nëse Gjykata pranon padinë e Shoqatës së Bashkive, sërish nuk ka detyrim për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme vendore.
Problemi i zgjedhjeve vendore varet nga Gjykata Kushtetuese. Ne erdhëm këtu sepse kjo gjykatë po e trajton këtë çështje në bazë të padisë së bërë nga Shoqata e Bashkive. Në varësi të përfundimit që do të arrihet mund të ndodhë që të kemi zgjedhje në bashkitë që nuk kanë kryetarë ose më shumë sesa kaq. Për mua, nëse Gjykata Kushtetuese pranon padinë e bërë nga Shoqata e Bashkive, mbetet të konsiderohen se janë bërë jo në pajtim dhe sipas legjislacionit dhe kjo i bën të kërkueshme por jo të detyrueshme zgjedhjet e parakohshme vendore. Nëse gjykata e hedh poshtë, presidenti i republikës është i detyruar të dekretojë kryetarët e bashkive në ato bashku ku nuk ka të tillë.
Qëndrimin e opozitës në raport me një kërkesë të tillë, Kume e sheh si qasje politike.
Duke qenë se opozita nuk është marrë fare me këtë çështje, vështirë se mund të bëhet pjesë e kërkesës për zgjedhje të parakohshme. Pse sillet kështu PD, kjo është e natyrshme, sepse i intereson që zgjedhjet të bëhen në të gjitha njësitë vendore.



