A ka qenë aq mizor komunizmi sa ta përçundonte individin e shpallur “armik” deri në qelizë? A janë reale dëshmitë e fundit për femra të përdhunuara në burgjet e diktakturës më të egër në Europë?
Këto pyetje kanë qenë në qendër të bisedës që Mustafa Nano ka patur këtë të hënë me shkrimtarin e njohur Agron Tufa, i cili së fundmi ka botuar një libër pikërisht për këto krime.
Tufa u shpreh se për këto histori ka raste që dihen mirë, madje janë edhe të dokumentuara.
Në bisedë Nano e pyeti Agron Tufën edhe për mendimin që ai ka pas dekorimit të hetuesit të At Zef Pllumit, ku Tufa tha se kjo nuk është vepër e Edi Ramës, por së përgjegjësia bie mbi Mimi Kodhelin. Kjo, sepse sipas Tufës, ende ekziston një trashëgimi e pacënuar e komunizmit.



