
Gazetari Sokol Brahaj në një lidhje me MCN Live ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në resortin e skive në Turqi ku deri tani raportohet për 76 viktima, por pritet që numri të jetë dhe më i madh.
Ai tha se kjo konsiderohet një tragsjedi, teksa theksoi se resorti ka kapacitete për mbi 400 persona dhe në momentin e zjarrit ka qenë i mbushur 90% i tij.
Sipas Brahaj çështja është ende në hetim teksa Erdogan ka deklaruar se përgjegjësi do marrë dënimin e merituar.
Në fakt është një tragjedi, është një zonë mes Ankarasë dhe Stambollit, është një zonë e madhe që ka komplekse të mëdha dhe të bukura sikurse ka dhe Zvicra dhe është për të ardhur keq për zjarrin e rënë në një resort të bukur dhe të ri i cili është përhapur shumë shpejt dhe 76 persona kanë humbur jetën.
Resorti ka kapacitete mbi 450 person a dhe ka qenë mbi 90% i mbushur për shkak se të premten e kaluar kanë qenë pushimet dy javore dimërore të fëmijëve në shkolla dhe ata kanë zgjedhur të pushojnë në ski.
Presim ministrin e brendshëm të japë të dhënat e fundit, pasi ka bllokuar informacionet për median. Deri tani numërohen 76 të vdekur, 56 të identifikuar dhe është për të ardhur keq të digjesh i gjallë në mes të borës.
Sot Turqia ka shpallur ditë zie për këtë tragjedi, ndërsa Erdogan ka thënë se përgjegjësit për këtë ngjarje do të ndëshkohen. Prokurorët dhe hetuesit janë atje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.



