Zululand - Drejtimi i Teatrit Kombëtar

Zululand - Drejtimi i Teatrit Kombëtar

Mustafa Nano ka patur të ftuar në Zululand Hervin Çulin, Drejtorin e Teatrit Kombëtar.

                   

Emri i Çulit u lakua shumë mediatikisht pas provave gjenerale të shfaqes “Tri Motrat” nga Çehov, ku vet Çuli u përfshi në një përplasje me gazetarin e ABC News, Eni Shehun.

 

Të dyja palët pretenduan se kishin pasur të drejtë, por në Zululand Çuli pranoi se  ishte penduar për energjinë verbale me të cilën i ishte drejtuar gazetarit. Megjithatë, ai shtoi se presioni për këtë shfaqje ishte shumë i madh. “Kam punuar 4 muaj për këtë shfaqje. Për mua ishte si të mbroja fëmijën tim”, perifrazoi  drejtori i TK në studion e Zululand.

 

I pyetur nga Muastafa Nano për videon ku ai shihet duke hyrë në një kazino, Çuli tha se sulmi mediatik ndaj këtij vesi, më shumë ka rënduar tek familja e tij, sidomos tek e ëma.

 

Çuli edhe njëherë pranoi se, si njeri ai ka plot vese, mes të cilave cigaren, alkolin e të luaj poker herë pas here, lojë për të cilën tha se i jep të njëjtën ndjesi si seksi.

 

Çuli u shpreh se ai ka punuar 4 muaj si kafshë për të sjellë në TK Çehovin me “Tre motrat”, ndaj e cilësoi si banale dhe agresive mënyrën sesi  një media mund ta përdor pushtetin për të përbaltur një njeri.

 

Më tek biseda kaloi në një drejtim më profesional duke folur konkretisht për teatrin dhe problematikat e tij.

Drejtori i TK tha se në “terma biletash është 6 herë më mirë sesa e kam gjetur TK. Me shfaqjet e fundit kemi shitur 100%  biletat”.

 

“Po sjellim autorë të mëdhenj me një frymë të re”, u shpreh Çuli në Zululand.

 

Në fund ai foli edhe për bashkëpunimet me trupën e teatrit të Kosovës, ku tha se ne jemi më konservator në krahasim me Kosovën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy