Kristiano Ronaldo ka fituar trofeun e FIFA-s, si lojtari më i mirë i për vitin 2016-të.
Në ceremoninë gala të zhvilluar në Zyrih që u prezantua nga aktorja e njohur Eva Longoria dhe moderatori Marko Shrejl, sulmuesi i Realit të Madridit u rendit ne vendin e parë duke lënë pas dy lojtarët e tjerë, argjentinasin Lionel Messin dhe francezin Antoine Griezmann.
Një tjetër sukes ky për portugezin që rrëmbën një tjetër trofe të rëndësishëm në aspekin personal, pasi pak muaj më parë arriti që të fitojë dhe trofeun e “Topit të Artë” nga revista presitgjoze franceze “France Football’.
Një sukes i merituar për Kristiano Ronaldo i cili ishte favoriti kryesorë që në fillim, pasi viti 2016-të për të ka qenë i mbushur me suksese, duke fituar trofe të rëndësishëm si “Uefa Champions League” Superkupën e Evropës, Kupën e Botës për Klube dhe kampionatin Europian me kombëtaren e tij.
Ky është një çmim i ri që jepet nga FIFA pas shkëputjes së bashkëpunimit me France Football për Topin e Artë.
Kristiano Ronaldo bëhet dhe lojtari i parë në historinë e futbollit që zgjidhet ‘Më i miri’ apo ‘The Best’ nga FIFA.
TemA



