Olsi Jazexhi ka reaguar në edicionin e lajmeve të MCN TV pas qëndrimeve të AMA-s lidhur me deklaratat e bëra nga historiani në emisionin “Të Paekspozuarit”, duke u konsideruar këtë të fundin si të ftuar "të papërshtatshëm”. Jazexhi e konsideron AMA-n një institucion gjobëvënës, dhe Arben Mukën si propagandist, duke e ftuar këtë të fundit në një debat televiziv.
Reagimi ka ardhur nga drejtori i AMA-s, Arben Muka, i trajnuar në kohën e regjimit të Enver Hoxhës. Taktikat që përdorte Sigurimi i Shtetit. Nuk e tolerojnë mendimin e lirë dhe të pavarur si puna ime. Ndryshe nga Arben Muka që është i ftuar nga radio 'Ejani' në Kinë dhe e reklamon në faqen e tij regjimin kinez, unë jam ai person që nuk bëj kompromis me të vërtetën. I kam treguar atë që regjimi kinez ka bërë me ujguruët, edhe pse u sulmova nga Partia Komuniste Kineze. Sulmi më bën të ndihem mirë sepse gjërat që kam thënë kanë thyer propagandën që bëhet mbi Ukrainën. AMA-n, Arben Mukën, regjimin e Rilindjes, Ambasadat, i ka shqetësuar. Ashtu siç kam sfiduar Partinë Komuniste Kineze ashtu sfidoj edhe AMA-n, që nëse gjërat që them janë të pavërteta të dalin në debat televiziv dhe të më mundin. Organizmat amerikanë kontrollojnë mediat, nga Departamenti i Gazetarisë me AMA-n.
Dua ta falenderoj MCN-në dhe Ylli Rakipin që më ftuan. Unë e dija që ato gjëra që po thoja ishin të rënda, sepse të thuash të vërtetën dhe të thyesh propagandën e regjimeve dhe qarqeve të caktuara është e vështirë. Unë kam dënuar dhunën që qeveria sorosite e Zelensky-t që ka bërë ndaj popullsisë rusofone. Kam thënë që ndërhyrja e Rusisë ka ardhur për demokratizimin e vendit. Ndryshe nga z. Arben Muka dhe gjuha që përdori kundër meje, unë jam ekspert dhe profesor i historisë së Rusisë, nuk jam propagandues si Arben Muka. E di që gjërat që them krijojnë pakënaqësi në disa organizata të huaja, por kam vetëm një mik të vërtetën. Do t’i apeloj Mukës që nëse di gjëra të vërteta, e ftoj në një debat televiziv. Në Shqipëri ka cenim të demokracisë sidomos nga regjimi i Rilindjes së Ramës. AMA është kryer në institucion gjobëvënës që gjëmon edhe portalet.



