Mogherini mbledh të hënën kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Mogherini mbledh të hënën kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogerini, do të mbledhë të hënën gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Siç njofton agjencia e lajmeve “Beta”, në takim do të diskutohen ngjarjet aktuale në rajon dhe perspektivat për vitin e ardhshëm, kur partnerëve evropianë në rajon do t’u ofrohet një mundësi unike për të përparuar në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.

Takimi ka natyrë joformale dhe do të mbahet në Bruksel më 18 dhjetor.

"BE është e angazhuar të forcojë angazhimin e BE-së me rajonin dhe të sigurojë që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të bërë të pakthyeshëm përparimin e tyre drejt Bashkimit Europian", thuhet në deklaratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy