Ngërçi në PD, Kalemaj: Basha ose është shahist i mirë, ose gjithçka erdhi për shkak të apatisë së tij politike (VIDEO)

Ngërçi në PD, Kalemaj: Basha ose është shahist i mirë, ose gjithçka erdhi për shkak të apatisë së tij politike (VIDEO)

Analisti Ilir Kalemaj jep dy arsye që sipas tij kanë sjellë ngërçin aktual në PD. Në studion e MCN Live, Kalemaj tha se situata e krijuar me dy grupet brenda PD-së që nuk regjistrohen dot në KQZ mund të jetë një përllogaritje e hershme e Bashës dhe grupit të tij, ose thjesht pasojë e dembelizimit të tij politik.  

Duke qenë të tre jurist (Basha, Alibeaj, Bardhi), mund ta kenë menduar këtë situatë. Basha ka dhënë dorëheqjen pa u dorëhequr, për të përgatitur një fiasko elektorale dhe për t’u rikthyer. Ose është shahist dhe e ka parashikuar çdo gjë, ose kjo vjen si pasojë e apatisë së tij politike, dembelizëm që e ka reflektuar jo pak herë.

Megjithatë, sipas Kalemajt, në çdo rast, mbetet në pikëpyetje rezultati i demokratëve në zgjedhjet e 14 majit.

Mendoj se Basha ka legjitimitetin e të qenit i votuar. Ka marrë 622 mijë vota, rezultati më i mirë që pas 1992-shit. Tani është pikëpyetje e madhe sa do marrë PD-ja.

Kalemaj shtoi se ajo që amerikanët kanë dashur të bëjnë ka qenë demokracia liberale, jo demokracia në vetvete.

Nuk shikoj që amerikant janë këtu për të fabrikuar një pseudodemokraci apo se u pëlqen Alibeaj si individ.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy