Flakët depërtojnë në Athinë, evakuohen dhjetëra qytetarë

Flakët depërtojnë në Athinë, evakuohen dhjetëra qytetarë

Flakët e zjarrit që po përhapen me shpejtësi në Athinë përveçse kanë detyruar autoritetet të evakuojnë dy spitale po ashtu kanë vënë në gatishmëri të gjithë qeverinë. Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne kryeministri Kiriakos Mitsotakis u takua me autoritetet e Mbrojtjes Civile ku u informua mbi intensitetin e zjarrit dhe operacionet e vazhdueshme për vënien nen kontroll te tij. Sipas përfaqësuesve te qeverise dhe atyre te Mbrojtjes Civile angazhimi I forcave ajrore pritet te jete vendimtare ne menaxhimin e flakëve.

Megjithatë problem mbeten erërat e forta ne zone te cilat përveçse vështirësojnë punën e forcave nga ajri po ashtu ndihmojnë ne përhapjen e flakëve. Për përfaqësuesit e Mbrojtjes Civile orët ne vijim shihen si dramatike pasi flaket kane depërtuar edhe ne malin Pentelis.

“Situata paraqitet dramatike në verilindje të Atikës pasi zjarri që filloi të dielën pasdite në Vernava po përparon me shpejtësi në malin Penteli. Megjithatë mund të themi që forcat tona të mbrojtjes civile po bëjnë përpjekje mbinjerëzore për vënien nën kontroll të situtës”, thanë forcat e mbrojtjes civile greke.

Sipas autoriteteve për shuarjen e flakëve janë angazhuar rreth 685 zjarrfikës te cilët janë organizuar në 27  njësi si dhe mbi 190 automjete. Ndërsa nga ajri po luftojnë me flaket 33 njësi te cilat kane ne dispozicion 17 avionë dhe 16 helikopterë.

Të përfshirë në aksion, si një përgjigje e kërkesës së shtetit fqinj për ndihmë janë edhe Franca, Italia apo republika Çeke, ndërsa pritet që në orët në vijim të finalizohet ndihma nga Turqia dhe Spanja.

Ndërkohë autoritetet e pushtetit vendor njoftuan edhe krijimin e hapësirave akomoduese për njerëzit te cilët po evakuohen nga zona si dhe për kafshët e tyre shtëpiake. Kjo situatë ka detyruar edhe një riorganizim të mjeteve gjatë qarkullimit rrugor.

Pavarësisht angazhimit për vënien nen kontroll te zjarreve meteorologët parashikojnë temperatura te larta deri te premten dhe erëra te forta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy