Kara: Çështja e Kadastrës do të jetë një nga aferat më të mëdha. Në çdo pikë te “Durana” ka fakt penal (VIDEO)

Kara: Çështja e Kadastrës do të jetë një nga aferat më të mëdha. Në çdo pikë te “Durana” ka fakt penal (VIDEO)

Avokati Romeo Kara thotë se çështja e Kadastrës do të jetë një nga aferat më të mëdha me të cilat është përballur vendi.

 

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se prona publike ka pësuar një dëm të madh dhe kur të hapet kjo çështje do ketë shumë punë. 

 

Një grup e ke në polici, një te Kadastra, një te AKSHI, një te biznesmenët. Këtu kemi të bëjmë me forma shumë të larta të krimit të organizuar, përtej grupit kriminal. Kemi policë që na shërbejnë, gangsterë që na shërbejnë dhe në institucione të ndryshme kemi njerëz të ndryshëm. Është një kapje e shtetit. 

 

Ka ndonjë raport auditimi çfarë bëhet te Kadastra? Gjëja më e mirë që të mos dalë çfarë ndodhë është të mos lejohen auditimet. Ne na duhet një sistem gjyqësor shumë më i pavarur nga ai që thotë mazhoranca sot. 

 

Mendoj se kjo do të jetë një nga aferat më të mëdha te Kadastra, ku AKSHI është një pjesë. Në çfarë këndvështrimi është parë për tu menaxhuar ky sektor. Me pronat, sidomos marrja e pronave publike në favor të privatit.

 

Ka nisur që nga qeveria e Ismail Qemalit. Prona publike ka pësuar dëmin më të madh. Do vijë një ditë që kur të hapet kjo dosje, do të ketë shumë punë.

 

Sa i takon projektit “Durana”, ai deklaroi se nëse nuk ka filluar hetimi do të fillojë së shpejti.

 

Sipas tij, bëhet fjalë për një skemë që disa biznese të favorizuara të shmangnin të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve.

 

Ndër të tjera Kara shtoi se është një organizim i ndërthurur me disa aktorë, ku në çdo pikë të këtij organizimi konstaton faktin penal.

 

Është skandal përtej imagjinatës, është konceptuar si diçka fizike dhe vazhdon si virtuale. Çdo njeri mund të shkojë të bëj një regjistrim offshore nëpërmjet agjentëve të ndryshëm, nuk ke nevojë të shkosh në shtete të ndryshme. Problemi është se këtu ka qenë përcaktuar se do kishte diçka fizike, do të kishte një zhvillim të teknologjisë. Këtu s’kemi asgjë të tillë, por një skemë që disa biznese të favorizuara të shmangnin të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve. 

 

Ky është një skandal shumë i madh që unë besoj se nuk do të kalojë pa u shqyrtuar penalisht nga SPAK-u dhe gjykata. Korporata çfarë ka fituar, që na ka hequr nga taksat disa kontribuues të mëdhenj.

 

Kemi të bëjmë me konflikt interesi dhe bërje nderesh dhe kemi këto bizneset. Unë marr tendera tek ty dhe ti tek unë. Ka dalë që ka dhe konflikt interesi. Është një organizim i ndërthurur me disa aktorë, ku në çdo pikë të këtij organizimi konstaton faktin penal. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy