Koncensioni i çelësave publikë, Meksi: Problemi është te limitimi i shërbimit të pagesave (VIDEO)

Koncensioni i çelësave publikë, Meksi: Problemi është te limitimi i shërbimit të pagesave (VIDEO)

Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi koncensionin e çelësave publikë e shpjegon me termat si çelësat SSL ose RSL, një nga protokollet infomatike që përdoret, një skemë e kriptimit të komunikimit mes dy palëve, e përdorur prej vitesh në informatikë.

Në emisionin “MCN Economy” Meksi sqaroi se çelësat publikë SSL apo RSA, janë super të rëndësishëm, kanë përdorim super të gjerë dhe se çdo herë që hapen faqet me https, indirekt nga pas është ky mekanizëm.

Sipas tij, vitet e fundit në Shqipëri është përdorur shumë se shërbimet dixhitale të eAlbania, për ti dhënë vlerën ligjore këtij dokumenti është më i miri që ka tregu botëror sot.

eAlbania e ka përdorur si mekanizëm për të dhëna garancitë ligjore të nevojshme publikut, për shërbimet që ka hedhur.

Së fundmi donte ti fuste çelësat në një koncension së bashku me shërbimet e pagesave.

Është hipokrizi të them se jam kundër modelit koncensionar, por për mua është kritikuar ky koncension si shumë ristriktiv.

Për mua gabimi i këtij koncensioni, problemi ishte te limitimi i shërbimit të pagesave, jo te SSL. SSL në vetvete, kam qenë gjithmonë kundra, por AKSHI e ka bërë pothuajse të limituar.

Historia e shërbimeve të SSL është e vjetër në Shqipëri, sërish ka të bëjë me AKCE. AKCE është institucioni që certifikon entet që mund të lëshonin çelësa publikë.

Në Shqipëri ka pasur tre operatorë të licencuar për këtë procedurë, ALEAT, vite më parë, Posta Shqiptare kur drejtohej nga Arqile Goreja, nën qeverinë Berisha, atëherë Posta ishte aktive në investimet informatike, bëri ato kompjuterët e hollët e Postës dhe më pas humbi pak rol dhe eAlbania.

eAlbania e monopolizoi tregun, në momentin që shërbimet e fiskalizimit më i përhapur në treg se është me detyrim ligjor që çdo biznes të përdorte certifikatën që lëshonte eAlbania.

Nuk iu mundësua një palë e tretë. Në tregun e webit në internet, ku faqet private, domainet .com .org, kriptimi bëhet me një certifikatë të vetënënshkruar, që nuk ofron shumë besueshmëri, por askush nuk e vë në diskutim procesin teknik se është i njëjti.

Ose Sign, nga një operator i tretë që kushton 9 euro në vit.

Çmimi 48 mijë lekë në Shqipëri duhet të ishte tashmë rishikuar, duhet të ishte pasuar me transparencë nga ana e AKSHI, ai buxhet që mblidhet, si përdoret për të mbajtur këtë strukturë dhe indirekt do dilte pse duhet bërë private me koncension për sa kohë është investuar.

Problemi për mua është shërbimi i pagesave. Shërbimi i pagesave në Shqipëri është një ligj më vete, gjëmon në një direktivë të BE-së i bërë prej 19 vitesh.

PSD1 dhe PSD2, është direktiva e BE-së në themel të gjithë sistemit të pagesave modern që gjëmojnë sistemin PayPal si pagesë.

Gjithë këtyre zhvillimeve nuk u duhet prerë hovi, nëse ne në një farë forme i shtetëzojmë frika ime është se i pritet hovi investimeve private.

Nuk di të them se cila do të ishte forma optimale. Ky treg ka 30-40 operatorë privatë, shërbimi i pagesave, po lulëzon në një farë forme.

Është një treg që i duhet dhënë dorë. Dorë jepet duke u lehtësuar mundësinë për të investuar.

Dixhitalizmi do të thotë të ketë procese sa më të shumta dhe më të larmishme që gjenerojnë të ardhura, pro dhe kërkojnë burime financiare.

Nëse ti fillon në një farë forme i bllokon, ti shkon kundër kësaj fryme. Është një sektor ligjërisht i kushtëzuar, për shërbimet e pagesave që bën koncensioneve.

Vetëm për shërbimet shtetërore mund t’iu jepeshin 3-4 operatorëve dhe të forcoheshin kushtet teknike dhe garancitë që kërkohen.

Për vite të tëra AKSH-i e ka pasur në një formë shumë më të thjeshtë, pse duhej forcuar. Nuk është ajo metodologji që ishte deri dje teknike do të ndryshoj, nuk është se kërkohet një shpikje.

Nuk qe gjëja më e zgjuar që mund të bëhej. Për mua duhet marrë në konsideratë një formë më ristriktikve për sa i përket mënyrës se çfarë shërbimi ofrohet dhe sa i mbrojtur është por jo për ta çuar në një tek dorë.

Ka ndikim të madh në tërë ekonominë shqiptare, është një biznes shumë interesant për tu zhvilluar dhe a ka mundësi që të hidhen para më shumë në të dhe jo të limitohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy