Përmet/ Humb kontrollin e mjetit dhe përfundon përmbys në rrugë, plagoset drejtuesi

Përmet/ Humb kontrollin e mjetit dhe përfundon përmbys në rrugë, plagoset drejtuesi

Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin nacional Përmet- Çarçovë.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash pranë fshatit Badlonjë, ku automjeti i tipit Mercedez-Benz me targa AA491AB me drejtues Apostol Tase 79 vjeç ka dalë nga rruga dhe ka bërë dy salto në ajër duke përfunduar anës rrugës.

Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi mjetit, i cili është transportuar me urgjencë për në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore të cilat po hetojnë për zbulimin e rrethanave te aksidentit.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit të automjetit nga ana e drejtuesit të moshuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy