
Avokati Jordan Daci, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, deklaroi se akuzat ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, janë ndër më të rëndat që mund të ngrihen për një funksionar publik, duke krahasuar dënimin e mundshëm me atë për veprat më të rënda penale.
Sipas tij, situata mund ta çojë Bashkinë e Tiranës drejt një kolapsi institucional, pasi procesi i emërimit të një drejtuesi të ri mbetet i paqartë. Ai theksoi se nëse procedurat zgjaten përtej tre muajve, ndërhyrja e qeverisë mund të sjellë zgjedhje të parakohshme, duke marrë si precedent rastin Beleri.
“Nëse nisemi si nga nr i veprave penale që janë 9, kjo është një vepër nga më të rëndat dhe ka nr më të madh të akuzave që mund të jenë bërë për një zyrtar për krimet që lidhen me detyrën.
Janë në nivelin e vrasjes që parashikohet koha e dënimit duke mbledhur të gjitha akuzat që rëndojnë. Bëhet fjalë për një dënim jo të zakonshëm.
Dënimi është që max 10 vjet nëse provohen këto akuza.
Fatkeqësisht tani bashkia Tiranës do futet në kolaps dhe ne nuk e dimë kush janë nënkryetarët e bashkisë, por janë eklipsuar gjatë kohës që ka qenë Veliaj. Nëse ka shumë, do të duhet të votohet dhe të zgjidhet nga këshilli i bashkisë.
Ligji parashikon që nëse vonohet zgjedhja për 3 muaj atëherë shkarkohet nga kryeministri dhe votohet për një të ri. Nëse do të ecet me të njëjtin standard mund të kemi dhe një shkarkim si me zotin Beleri dhe të hapet rruga për zgjedhje të parakohshme.”



