
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare Ndoc Mazi në Shkodër, kanë bojkotuar mësimin këtë të premte, pasi pritet largimi i drejtoreshës së kësaj shkolle, për tu zëvendësuar nga një drejtues që ka përfunduar shkollën e drejtorëve. Mirëpo, nxënësit dhe prindërit e cilësojnë largimin e Valbona Idrizit, për shkaqe politike.



