Aplikimi i Kosovës në KE përplas Vulin me Sarrazin/ Krasniqi: Jemi mësuar me deklarata të tilla, i rëndësishëm procesi i aplikimit

Aplikimi i Kosovës në KE përplas Vulin me Sarrazin/ Krasniqi: Jemi mësuar me deklarata të tilla, i rëndësishëm procesi i aplikimit

Deklarata e të dërguarit të posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili tha se Kosova i përket Këshillit të Evropës, solli reagime në Beograd, veçmas të ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili i cilësoi si deklarata hipokrizi dhe ofenduese.

Lidhur me këtë analisti nga Kosova, Agim Krasniqi, njëherazi sekretar i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, përmes skype për edicionin e lajmeve në MCN TV, i cilësoi deklaratat e tilla si të pandikueshme, duke vënë theksin se lajmi kryesor është aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Ne jemi mësuar me deklarata të tilla.

E rëndësishmja është se Kosova me 12 maj aplikoi për anëtarësim në Këshillim e Evropës, dhe në funksion të saj, deklarata ka ngjallë reagimin e Vulin, i cili tha se nëse arin Kosovë të anëtarësohet, Serbia, do të shpallë neutralitetin e saj politik.

Me një fjalë, edhe ne si qytetarë të Kosovës, e dhe njëkohësisht qeveria aktuale, nuk është se po merret me deklarata të tilla.

Përkitazi me faktin se Beogradi zyrtar po bën thirrje për shkeljen e Marrëveshjes së Uashingtonit për shkak se Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por ndërkohë a po shkel dhe Serbia aktivitetin diplomatik, pasi ka bërë që katër shtete të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, analisti Krasniqi, tha marrëveshja ka skaduar pas afatit njëvjeçar.

Marrëveshja në Washington a arritur në shtator të 2020, i ka tejkaluat afatet kohore, sepse kufizimet kane qenë njëvjeçare, që Kosova të mos bënte përpjekje të anëtarësohej në mekanizma ndërkombëtare si dhe Serbia të mos bënte lobimë për tërheqje të njohjeve.

Ajo datë ka skaduar dhe se Kosovës i është hapur mundësia të kandidoi për anëtarësim në mekanizma ndërkombëtar dhe se kot po thirren ata se Kosova po shkel marrëveshjen.

Nuk më bëjnë përshtypje deklarata të tilla, ishte gjë që pritej, ata janë një shtet joserioz.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy