Në ISS që nga qershori i kaluar, 2 astronautët mund të kthehen në Tokë në muajin mars

Në ISS që nga qershori i kaluar, 2 astronautët mund të kthehen në Tokë në muajin mars

Dy astronautët amerikanë të ngecur që nga qershori i kaluar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës mund të kthehen në Tokë pak më herët se sa pritej, rreth mesit të marsit.

Lajmin e bëri me dije NASA, pasi Donald Trump premtoi t'i kthente ata sa më shpejt që të ishte e mundur.

Fillimisht të dërguar në hapësirë ​​në një mision tetë-ditor, Butch Wilmore dhe Suni Williams ​​kanë mbetur të mbërthyer në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për më shumë se tetë muaj për shkak të keqfunksionimeve në anijen kozmike Boeing Starliner.

Pas javësh të gjata testimi, NASA vendosi në verë të kthente anijen bosh dhe t'i besonte kompanisë SpaceX të multimiliarderit Elon Musk detyrën për të rikthyer dy astronautët.

Ky i fundit, i cili është bërë një këshilltar i afërt i Donald Trump, premtoi në fund të janarit se do të sigurohej që kthimi i tyre të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy