Makinat që shkëlqyen në ekspozitën “Gjeneva 2018” (VIDEO)

Makinat që shkëlqyen në ekspozitën “Gjeneva 2018” (VIDEO)

Gazeta “The Sun” ka zgjedhur 5 makinat më prestigjioze në ekspozitën e makinave në Gjenevë të këtij viti.

Bullitt Ford Mustang

Ford do të ofrojë për blerësit në Evropë motor pak më të vogël V8 në krahasim me atë të prodhohet për Bullittin amerikan. Ford Mustang Bullitt do të jetë në shitje në fund të këtij viti.  Versioni i kësaj veture do të jetë i pajisur me motor 5.0 V8 me 464 kuaj fuqi, ndërsa pritet të jetë në treg me një cmim prej  40,000£.

Peugeot 508

Peugeot ka pasur një kthesë të mahnitshme gjatë dy viteve të fundit. Pas prodhimeve fantastike peugeot 3008 dhe 5008 SUVs, 508 është një tjetër gur i çmuar dhe ka tërhequr shumë vëmendje në Gjenevë. Peugeot 508 aktual është modernizuar në vitin 2014. Në gamën e motorëve pritet të jenë në dispozicion motorët benzinë dhe dizel të modeleve aktuale 3008 dhe 5008, si dhe versioni plug-in hibrid.

Mercedes A-Klass

Në Gjenevë është prezantuar edhe Mercedes A-Class i ri. Sistemi i brendshëm, ka teknologjinë e inteligjencës artificiale (AI).Tani me A-Classin e ri të gjithë modelet do të kenë nga dy ekrane 7-inçësh si standard. I gjithë sistemi në anën e brendshme është i teknologjisë së lartë, pasi pranon komanda me zë, jep informata të shumta, navigacion, ekranet me tuch, ofron porta të shumta për lidhje me pajisje të jashtme. Pritet që të hidhet në treg me një cmim prej 26,000 £.

BMW M8 Gran Coupe

Ajo është ende vetëm një koncept, por gjiganti gjerman BMË ka prezantuar konceptin  për  një version M të serisë së ardhshme 8. Shihet si një rivale e drejtpërdrejtë për Mercedes-S-Class Coupe dhe Porsche Panamera. M8 Grand Coupe do të jetë më i shpejti dhe ka të ngjarë të përdorë të njëjtin motor si M5, një turbo binjak V8 me 4.4 litra. Versioni i prodhimit do të prezantohet vitin e ardhshëm dhe pritet të kushtojë mbi 100,000 £.

Lexus UX

Kompania Lexus përsëri ka dëshmuar se di se si të dizajnohet një super makinë. Lexus njoftoi se UX do të luajë një rol të rëndësishëm në përpjekjen e kompanisë për të tërhequr klientët e rinj. Seria Lexus UX do të vendoset nën modelin NX. Lexus në Evropë tashmë këtë koncept e ka regjistruar nën emrin UX 200 dhe UX 250. Motorët hibrid do të jenë në dispozicion së bashku me motorët e benzinës tradicionale. Çmimi i kësaj makine pritet të jetë  30,000 £.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy