Orban: Emigrantëve të mos u jepet asnjë cent nga fondet e BE-së

Orban: Emigrantëve të mos u jepet asnjë cent nga fondet e BE-së

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, thotë se asnjë qindarkë e buxhetit të BE-së nuk duhet të shkojë për emigrantët. Orban tha se Budapesti nuk do ta miratojë Kornizën Financiare Shumëvjeçare (MFF), nëse nuk i plotësohen kërkesat e tij. Komisioni Evropian zbuloi propozimet e projektbuxhetit të mërkurën, por versioni final duhet të marrë dakordësinë unanime të të gjitha vendeve të BE-së.

“Ky do të jetë një proces negociatash dhe debatesh. Hungarezët nuk kanë pse shqetësohen. Përsa kohë që nuk thonë po, nuk do të ketë buxhet. Ne mendojmë se asnjë cent nuk duhet t’u jepet emigrantëve”, tha Orban duke shtuar se vendet e tjera që duan të mbështesin emigrantët duhet t’i paguajnë ata me të ardhurat e buxheteve kombëtare.

Orban thotë se fondet nuk duhen devijuar nga programet e zhvillimit rajonal dhe kërkimeve dhe t’u jepen vendeve që duan të pranojnë emigrantë.

Mbështetja e emigrantëve është një prej pikave kryesore të projektbuxhetit të Komisionit Europian.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy