Anthony Fauci, eksperti amerikan në sëmundjet infektive ka bërë një deklaratë të shumë pritur nga fëmijët në këto kohë pandemie dhe në prag të festave.
“Shkova në Polin e Veriut dhe e vaksinova personalisht Santa Claus-in”-është shprehur Fauci.
Virusi Covid-19 ka shkaktuar frikë tek fëmijët të cilët çdo vit kanë pritur me padurim Babagjyshin për të marrë dhuratat.
Për të qetësuar sado pak situatën dhe për të sjellë atomosferën e festave sërish tek fëmijët, Fauci I është drejtuar fëmijëve që të mos kenë frikë.
"Shkova në Polin e Veriut dhe personalisht vaksinova Babagjyshin, në mënyrë që ai të mund të dorëzonte dhuratat". ka deklaruar ai për CNN.



