A duan Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të negociojnë? Le ta bëjnë edhe ata. Por ne do ta bëjmë atë bazuar në interesat tona kombëtare.
Kështu tha presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë pjesëmarrjes në mbledhjen e Këshillit të Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë.
"Ne nuk do të heqim dorë nga ajo që është e jona", shtoi Putin.
Anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk është e pranueshme as në 10 vjet, as në 20 vjet.
Karakteri agresiv i NATO-s nuk fshihet më, Perëndimi vazhdon të udhëheqë një luftë hibride kundër Rusisë.



