Rusia ka njoftuar OKB-në, Turqinë dhe Ukrainën se nuk do të rinovojë marrëveshjen e rëndësishme të drithit që i lejoi Ukrainës të eksportonte grurë përmes Detit të Zi. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se marrëveshjet kishin arritur një fund "de fakto". Marrëveshja lejonte që anijet e mallrave të kalojnë nëpër Detin e Zi nga portet e Odesa, Chornomorsk dhe Yuzhny/Pivdennyi. Por, Moska tha se do t'i rikthehej marrëveshjes nëse plotësoheshin kushtet e saj. Presidenti rus Vladimir Putin ishte ankuar prej kohësh se pjesët e marrëveshjes që lejonin eksportin e ushqimit dhe plehrave ruse nuk ishin respektuar. Në veçanti, ai tha se gruri nuk ishte furnizuar për vendet më të varfra, gjë që ishte një kusht i marrëveshjes. Rusia gjithashtu u ankua vazhdimisht se sanksionet perëndimore po kufizonin eksportet e saj bujqësore.



