Partitë opozitare në Izrael marrëveshje për qeverinë e re. Netanyahu: Mos e votoni!

Partitë opozitare në Izrael marrëveshje për qeverinë e re. Netanyahu: Mos e votoni!

Partitë opozitare në Izrael kanë arritur marrëveshjen për të formuar një qeveri të re që t’i japin fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahut si kryeministër. Yair Lapid, udhëheqësit e partisë qendrore Yesh Atid, bëri me dije se ishte arritur të formohej koalicioni me 8 fraksione.

Sipas një marrëveshje me rotacion, kreu i partisë së krahut të djathtë Yamina, Naftali Bennett, do të shërbejë si kryeministër fillimisht dhe më pas do t'i dorëzojë postin Lapid. Megjithatë duhet të ketë dhe një votim në parlament përpara se qeveria të betohet.

Në një deklaratë, Lapid tha se ai e kishte informuar Presidentin Reuven Rivlin për marrëveshjen, duke shtuar: "Unë premtoj se kjo qeveri do të punojë në shërbim të të gjithë qytetarëve izraelitë, atyre që e votuan atë dhe atyre që nuk e bënë atë. Ajo do të respektojë kundërshtarët e saj dhe do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të bashkuar dhe lidhur të gjitha pjesët e shoqërisë izraelite."

Ndërkohë Benjamin Netanyahu nga ana e tij ka sulmuar koalicionin. Netanyahu u bëri thirrje anëtarëve të krahut të djathtë të parlamentit për të bllokuar koalicionin për të marrë detyrën.

Që nga momenti kur u formua koalicioni, Netanyahu u kërkoi anëtarëve të Knesset ta kundërshtojnë koalicionin me votat e tyre në parlament. Në një postim në “Twitter”, ai kritikoi koalicionin duke e quajtur atë si “të majtë” dhe të “rrezikshëm”.

Ai më parë e ka quajtur qeverinë e re të propozuar "mashtrimin e shekullit", duke thënë se ajo rrezikon shtetin dhe popullin e Izraelit.

Kjo është hera e parë në dekada që një parti arabe izraelite është bashkuar me qeverinë. Në shënimin e tij drejtuar presidentit, Lapid tha se ai do të kryesonte qeverinë së bashku me Bennett, të cilin ai do ta zëvendësonte si kryeministër në 27 Gusht 2023. Rivlin i ka bërë thirrje parlamentit që të mblidhet sa më shpejt të jetë e mundur për të mbajtur votën e besimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy