Meka: Nevojitet një politikë fiskale më e thjeshtuar

Meka: Nevojitet një politikë fiskale më e thjeshtuar

Inflacioni zbriti në 1.9 % në muajin shtator nga 4.1 % që ishte një vit më parë, duke shënuar nivelin më të ulët që prej qershorit të vitit 2021.

Eksperti i ekonomisë Elvin Meka tha në studion e MCN Economy se nëse kjo prirje e rënies së inflacionit do të jetë e qëndrueshme, Banka e Shqipërisë i ka mundësitë për ta konfirmuar këtë gjë përmes reagimit të saj me uljen e normës bazë të interesit.

Nëse kjo prirje e rënies së inflacionit do të jetë e qëndrueshme, mund të zbresë edhe në 1.9% ose do të mbesë këtu ku është, Banka e Shqipërisë i ka të gjitha mundësitë për të konfirmuar këtë prirje rënëse të inflacionit përmes reagimit të saj me uljen e normës bazë të interesit. Pak a shumë me të njëjtët sjellje siç veproi dhe BQE.

Sipas Mekës, duhet një politikë fiskale më e thjeshtuar dhe që fokusin kryesor do ta ketë në rivendosjen e disiplinës fiskale.

Qeveria është e vendosur për ta ribërë dhe një herë politikën fiskale. Unë kam kërkuar me kohë që politika fiskale duhet të jetë më e thjeshtë, pasi është shumë e ndërlikuar, ka shumë xhepa, të çara, mundësi për keqinterpretime dhe madje edhe për abuzime. Do të isha për një politikë fiskale më të thjeshtuar që lë pak hapësira për interpretime dhe shkelje dhe që fokusin kryesor do ta ketë në rivendosjen e disiplinës fiskale.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy