Gruaja korçare humb jetën pasi mjekët e dërguan në shtëpi/ Akuzat e burrit për neglizhencë (VIDEO)

Gruaja korçare humb jetën pasi mjekët e dërguan në shtëpi/ Akuzat e burrit për neglizhencë (VIDEO)

Albana Saliçe ka humbur jetën këtë mëngjes, pak orë pasi kishte marrë mjekim në urgjencën e spitalit të Korçës.

Gruaja kishte shkuar në spital në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele dhe pasi kishte kryer kontrollet mjeku e dërgoi në shtëpi ku edhe ajo ka humbur jetën.

Bashkëshorti i saj Edison Saliçe ka akuzuar mjeket për mjekim të pakujdesshëm dhe trajtim të gabuar.

Bashkëshortja erdhi në orën 3 e 15, ne kemi marrë në telefon 127 na u përgjigjën sepse shtëpinë e kemi këtu afër, erdhëm në spital ndenjëm deri në orën 5, i bëri doktori një gjilpërë dhe na thotë është anemike, nga zemra nuk ka asgjë EKG-ja i doli mirë. Ikni në shtëpi. Kur vajtëm në shtëpi na zuri pak gjumi, ngrihem në mëngjes e pyes si je dhe nuk po më përgjigjej, lajmërova komshien, lajmërova këta, erdhëm këtu, as emrin e doktorit, asgjë, na thonë vetëm i bie goja erë të keqe mos ka pirë detergjent, që nuk bën vaki asnjëherë në botë. Kishte shqetësime gjinekologjike për të cilat po mjekohej. Kurën e vazhdonte normalisht ishte shumë mirë, pas bërjes së gjilpërës këtu… nuk ja di emrin mjekut. U regjistrua në kartelë në shërbimin e urgjencës. Skam bërë akoma denoncim, të vijë mjeku ligjor edhe do ti vazhdoj veprimet e mëtejshme. Nga gjilpëra ajo ishte për bukuri të zotit. Në orën 5 shkuam në shtëpi në 8 të mbarojë, ai le ta mbante këtu mos e çonte në shtëpi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy