Berisha: Parlamenti funksionon si në diktaturë. Do luftojmë për rikthimin e të drejtave dhe do të fitojmë (VIDEO)

Berisha: Parlamenti funksionon si në diktaturë. Do luftojmë për rikthimin e të drejtave dhe do të fitojmë (VIDEO)

Në përfundim të seancës së sotme parlamentare, e zgjatur afro 20 minuta, pas tymueseve të hedhura nga opozita, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se parlamenti funksionon si në diktaturë, njëlloj si në Korenë e Veriut dhe jashtë çdo standardi.

Ai tha se nuk ka parlament, kur shkelet Kushtetuta e vendit dhe se në mënyrë që ai të funksionojë duhet të respektohen rregullat.

Ashtu mund të funksionojë kryesia e PS, ashtu mund të funksionojë mafia e shpellave, e bodrumeve, por parlamenti funksionon mbi bazën e pluralitetit, mbi bazën e respektit të të drejtave themelore kushtetuese.

Kushtetuta ka sanksionuar të drejta për deputetët. Ato të drejta nuk i ka sanksionuar për personin, por për popullin opozitar, që përfaqësohen nga opozita.

Kjo tregon se parlamenti funksionon njëlloj si në diktaturë, si në Korenë e Veriut dhe jashtë çdo lloj standardi.

Rivendosja e të drejtave kushtetuese dhe lejimi i krijimeve komisione hetimore parlamentare...

Po nuk mund të pranojë Edi Rama dhe Linda Rama hetimin e Reas, sjelljen e vajzës që duket engjëll, por si shushunjë pi gjakun e shqiptarëve me tenderat që fiton me pushtetin e thjeshtrit.

A mund të ndodhë kjo?

A mund të ndodhë që fëmija e kryeministrit të kalojë nga tenderi në tender? Kur Kushtetuta e ndalon, kur Kushtetuta i heq mandatin kryeministrit nëse familja e tij fiton nga fondet apo burimet të qeverisjes qendrore dhe lokale. Këtu po bëjmë për çdo qytetar, përveç lakejve dhe lëpirësve të Edi Ramës dhe qeverisë.

Ne do luftojmë në parlament deri në rikthimin e të drejtave tona dhe deri kur Edi Rama të paraqitet.

Kur të respektohet Kushtetuta do shihen të gjithë ata që kanë përdorur pushtetin si familjarët e Edi Ramës, Ermonelës, e të tjerë.

Duam transparencë, këta duan ta bllokojnë. Kushtetuta është taksative, nuk mund të bllokohet. Ne do fitojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy