Idrizi komenton sondazhin: E sponsorizon LSI-ja për të shantazhuar PS-në për koalicion

Idrizi komenton sondazhin: E sponsorizon LSI-ja për të shantazhuar PS-në për koalicion

Kreu i PDIU-së ka komentuar sondazhin e publikuar dje, i cili, nga partitë e vogla, nxjerr mbi pragun e 2%-shit vetëm LIBRA-n e Ben Blushit. Sipas këtij sondazhi, në zgjedhjet e 25 qershorit, PDIU nuk merr më shumë se 1.8 % të votave. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, thotë se ai është i sponsorizuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes së cilës i ushtron presion kryeministrit Rama.

“Unë nuk e di si ta shpjegoj. Po di që si gjithmonë ky lloj sondazhi na ka nxjerrë në 3 sondazhet gjithmonë poshtë realitetit,  vetëm në exit-poll i afrohej realitetit. Por, nuk ndikohemi se e njoh këtë teknikë për llogari të dikujt aq më shumë që me partitë e vogla marzhi i gabimit është 3 për qind. Aq votues sa na nxjerr ky sondazh, unë i kam në hapjen e fushatës në Pallat të Kongreseve”, thekson Idrizi.

“Këto janë sondazhe të sponsorizuara nga LSI, përmes të cilëve shantazhon PS-në  për koalicion qeverisës pas 25 qershorit. Sigurisht që iu leverdis të zhbëjnë gjurmën e PDIU-së, për ta eliminuar si aleate  në qeveri PS+PDIU”, thuhet në reagimin e PDIU për “Tirana Today”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy