Maqedonia e Veriut, Milo: Kurti në Prishtinë dhe Rama në Tiranë, duhet të shohin punët brenda shtëpisë së tyre

Maqedonia e Veriut, Milo: Kurti në Prishtinë dhe Rama në Tiranë, duhet të shohin punët brenda shtëpisë së tyre

Historiani Paskal Milo, lëvizja e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit për të mbledhur faktorin politik të Maqedonisë së Veriut, veprim të cilin pak kohë më parë e bëri Edi Rama, e sheh si diçka të gabuar nëse do të kishte një konkurrencë mes udhëheqësisë politike të Shqipërisë dhe Kosovës në raport me Maqedoninë e Veriut.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, Milo tha se diçka e tillë do të ishte e dëmshme sepse do cenonte dhe vinte në dyshim, aftësinë e Maqedonisë së Veriut për të administruar vetë punët e saj të brendshme.

E dyta do të ishte një ndërhyrje që nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe e treta do të nxiste disa rivalitete të padobishme ndërshqiptare që kanë qenë kohëve të shkuara.

Nëse gjykohet se kush dominon si faktor politik në Ballkanin Perëndimor mes botës shqiptare, janë veprime që kujtojnë një film të vjetër që i ka kaluar koha, tani është koha e integrimeve dhe bashkimeve dhe jo përçarjeve.

Kjo luftë për influencë në Ballkanin Perëndimor është e padobishme, madje është e dëmshme. Këto përpjekje nuk ndihmojnë.

Nëse përpjekjet kanë synim që të kontribuojnë në Maqedoninë e Veriut se si faktorët politikë shqiptarë të bashkohen në prag të zgjedhjeve të majit, kjo duhej mbështetur, por nëse shkohet dhe bëhet përpjekje për të krijuar rivalitete të padobishme duke përçarë partitë politike qoftë nga Tirana apo Prishtina, ky do të ishte një gabim i pafalshëm.

Mënyra si po vepron Kurti që bashkon një pjesë të politikës shqiptare atje, për të krijuar një nukël influence në Maqedoninë e Veriut, për të shtrirë ndikimin e tij mbi botën shqiptare të Maqedoninë e Veriut, kjo është ekspansionim.

Është e dëmshme dhe duhet të hiqet dorë sa më shpejtë nga kjo lojë ekspansioniste ndërshqiptare.

Se kjo e dobëson dhe përçan faktorin shqiptar, thellon diferencat mes tyre.

Qoftë Kurti në Prishtinë apo Rama në Tiranë, duhet të shohin punët brenda shtëpisë së tyre.

Nuk besoj se ka faktorë ndërkombëtar pas ekspansionizmit.

Lidhur me diskutimin në Kosovë për heqjen nga qarkullimi të dinarit serb, Milo shtoi se Kosova në thelb është në të drejtën e vetë që të ushtrojë sovranitetin edhe për një çështje të tillë që në një shtet unik nuk mund të qarkullojnë dy monedha.

Monedha është simbol i sovranitetit dhe nuk mundet në një vend si Kosova ku 20 vite më parë është vendosur me pëlqim edhe të faktorit ndërkombëtar, monedha që qarkullon është euro.

U vendos duke pasur parasysh se Kosova ka një specifikë të veçantë.

Në moment kur një monedhë e një vendi fqinj si e Serbisë, shërben për të rregulluar gjithë marrëdhënien financiare në atë pjesë, është drejtuar kundër sovranitetit të Kosovës.

Të gjithë e kanë të qartë se kjo është e palejueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy