Provokacia e Daçiç në 10-vjetorin e Pavarësisë: Burundi e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Provokacia e Daçiç në 10-vjetorin e Pavarësisë: Burundi e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç ka thënë se Burundi ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Shefi i diplomacisë serbe, ka nisur një mision i cili po tenton t’i bindë shtetet për të tërhequr njohjen e Kosovës.

"Këto ditë në Prishtinë shënojnë dhjetëvjetorin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës.Unë dua të jap një kontribut. E kam sjell notën nga Ministria e Punëve të Jashtme të Burundit, me të cilën tërhiqet njohja e Kosovës," tha Daçiç në një konferencë të hashtëzakonshme për mediat.

Sipas tij pavarësia e Kosovës është e brishtë dhe autoritetet e Kosovës e kanë listën e rreme të 116 vendeve që e kanë njohur pavarësinë e saj.

Ai shtoi se do të vazhdojë luftën për interesat shtetërore dhe kombëtare dhe se Serbia nuk duhet ta njohë Kosovën.

Republika e Burundit ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2012. Burundi ishte shteti i parë i vendeve anëtarë të SADC dhe Afrikës Lindore që njohu pavarësinë e shtetit tonë.

Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova u bë shtet i pavarur. Sot bëhen dhjetë vjet që vendi ynë feston shtetësinë. Për një dekadë, shteti më i ri në Evropë është njohur nga 116 shtete.


 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy